Nga: ENEIDA CAKERRI

Per qoftet
2 kunguj mesatare
1 karrote
2 presh mesatarë
1 copë djath
2 vezë
Majdanoz
4- 5 lugë galetë
Kripë

Per xaxiki

1/2 kastravec
1 lugë gjelle uthull e bardhë
200 gr kos grek ose salcë kosi
Majdanoz
Hudhër
Kripë
Vaj ulliri

Grijmë kungujt dhe karroten në rende, ndërsa preshët në feta të holla, dhe shtojmë vezët, majdanozin, kripë, djathin, galetën. Skuqim në temperaturë mesatare duke e hedhur brumin në tigan me anë të një luge. Per tzatziki, grijmë kastravecin në rende dhe e lëmë të kullojë pak uji. Shtojmë gjithë përbërësit e tjerë dhe servirim bashkë me qoftet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb