Nga: ZONJA KATERINA

3 patate të ziera
2-3 lgj bizele të ziera
1 qepë të thatë
1-2 thelpinj hudhër
1 spec të kuq
1 spec jeshil
1 kungull të njomë
1 tufëz koper
1 tufëz majdanoz
2-3 lgj vaj ulliri
1-2 qepë të njoma
Kripë, kerri
Piper i zi, piper i kuq
100 gr djath kaçkavall

Për skuqje:
1-2 kokrra vezë
Miell
Galetë
Vaj për skuqje

Për servirje:
Kos, kripë, piper i zi, piper i kuq, kerri, vaj ulliri

Grijmë qepën e thatë imët së bashku me hudhrat, ndërsa specat dhe kungullin i presim në kubikë të vegjël. I kaurdisim lehtë dhe më pas i lemë të ftohen.

Bizelet dhe patatet i kemi zjerë dhe i kemi kthyer në pure. Pasi perimet e kaurdisura të kenë ulur temperaturën i bashkojmë me purenë e patates dhe bizeles dhe rregullojmë shijen me kripë, kerri, piper të zi dhe piper të kuq. E punojmë brumin e qofteve dhe realizojmë qofte të rrumbullakëta si toptha ose të shtypura.

I kalojmë qoftet fillimisht në miell, më pas në vezë të rrahur me pak majdanoz të grirë dhe në fund në galetë. Vendosim vajin për skuqje të ngrohet (mund të përdorim gjysëm vaj ulliri, gjysëm vaj luledielli). Vendosim qoftet një nga një të skuqen derisa të marrin ngjyrë ari dhe më pas i servirim shoqëruar me kos të aromatizuar me kripë, kerri, piper të zi, piper të kuq dhe vaj ulliri.
(Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb