Nga: ZONJA VJOLLCA*
Qofte me speca dhe kunguj

400 gr mish të grirë
1 kokërr vezë
3 lugë gjelle peksimadhe
4 lugë gjelle vaj ulliri
40 gr ullinj të zi
100 gr djathë të bardhë
1 kungull
2 speca me ngjyrë
Kripë
Piper i zi
Trumzë

Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 180 gradë Celsius. Në një tas përziejmë mishin e grirë me vezë, peksimadhe, kripë dhe piper. Me këtë brumë formojmë 4 qoftë të mëdha. Ngrohim vajin në një tigan dhe vendosim qoftet duke i lënë nga 3 minuta në secilën anë dhe me pas i vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta.
Ndërkohë në një tas presim ullinjtë në copëza të vogla, i trazojmë me djathin e bardhë të thërrmuar dhe me pak trumzë.
Në tiganin ku skuqëm qoftet shtojmë pak vaj dhe më pas hedhim kungullin të prerë në shirita me qëruesen e patateve së bashku me specat të prerë në kubikë. I kaurdisim për 5 minuta duke i rregulluar me kripë, piper të zi dhe trumzë.
Servirim qoften duke e mbuluar me ullinjtë me djathë dhe në anë e shoqërojmë me kungullin dhe specat.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb