Nga: ZONJA ENEIDA

200 gr thjerrëza të kuqe të zjera Neranxi
200 gr bullgur të zjerë Neranxi
1/2 spec të kuq
1/2 qepë
2 lug gjelle salcë domate Robo
1 vezë
100 gr galetë Neranxi
kripë
piper të zi
Vaj ulliri extra i virgjër Neranxi
2 thelpinj hudhër
Majdanoz 

Presim qepën dhe specin e kuq në kubikë dhe e skuqim në tigan në vaj ulliri. Shtojmë dhe thelpinjtë e hudhrës. Pasi janë zbutur, i shtojmë te thjerrëzat dhe bullguri i zjerë. Aty shtojmë dhe gjithë përbërësit e tjerë dhe formojmë qoftet. I vendosin në tavë mbi letrën e pjekjes, me pak vaj akoma dhe i pjekim në 200 gradë për 20 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb