Recete nga znj Eneida
Përbërësit

4 patate mesatare
1 vezë
4 lugë miell
100 gr djathë kaçkavall
10 feta bejkon
Kripë
Piper i zi
Majdanoz
Pergatitja
Patatet i pastrojmë, i presim në copëza dhe i ziejmë. Më pas i shtypim dhe u shtojmë një vezë, miellin djathin kaçkavall, majdanozin, kripën dhe piperin e zi. U japim formë të rrumbullaktë, i veshim me bejkon nga jashtë dhe i pjekim me 220 gradë për 30 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: