NGA ZONJA VJOLLCA*

Për qoftet:
200 gr kadaif
1 lugë gjelle gjalpë të shkrirë
200 gr mish të grirë
1 lugë kafeje kumin
1 lugë kafeje piper të kuq
1 lugë kafeje piper të zi
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle peksimadhe
1 tufë majdanoz

Për salcën e kuqe:
1 lugë çaji salcë domate
1 lugë çaji salcë speci
4 lugë gjelle salcë pure domate
2 lugë gjelle gjalpë
1 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Nenexhik

Për salcën e bardhë:
2-3 gota kos
4 thelpinj hudhër
Kripë

Fillimisht përgatisim njërën nga salcat shoqëruese. Trazojmë kosin derisa ta kthejmë në trajtë kremoze, më pas hedhim pak kripë dhe hudhrat dhe e lemë mënjanë.
Përgatisim brumin e qofteve duke trazuar në një tas mishin e grirë me pak vaj ulliri, peksimadhe dhe të gjithë erëzat. E punojmë mirë brumin, më pas lyejmë duart me pak gjalpë të shkrirë marrim pak fije kadaifi dhe një lugë çaji brumë qoftesh dhe e mbështjellim.  Kështu vazhdojmë me radhë ti mbështjellim qoftet me kadaif. I vendosim në një tavë të lyer me pak vaj në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.
Ndërkohë përgatisim salcën tjetër duke vendosur në tigan 2 lugë gjalpë, 1 lugë vaj ulliri dhe tre llojet e salcave. I lemë derisa të kalojnë në vlim dhe më pas shtojmë kripë, piper dhe nenexhik. I servirim qoftet të spërkatura me salcën e domateve dhe salcën me kos.

(m.k/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: