I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Alban Zusi nga “Albania Food Industry” foli për ngarkesën bakteriale që gjendet në produkte, kur mund të kontaminohen dhe metodologjia sipas tij e gabuar e AKU në planin e analizës me bazë risku, duke mos verifikuar marketet që shpeshherë tregtojnë produkte pa etiketë, pra me mungesë gjurmueshmërie.

“Ka normë tjetër për produktet e gatuara për ngarkesa bakteriale dhe tjetër për produktet e freskëta. Salmonela mund të ketë në qofte apo edhe në pulë të freskët, e cila në dhomë frigoriferike nuk mund të qëndrojë me mishëra të tjerë pasi ua kalon salmonelën, duke qenë se këto mishra mund të konsumohen gjysmë të gatuara. Qoftja është produkti më delikat, kur është i freskët mund të ketë ngarkesa brenda limiteve, ndërsa te produkti i i gatuar s’duhet të ketë as në limite ose mos të ekzistojë fare. Në shumë vende janë skara të vogla, pasi kryesoret furnizohen nga sallameritë e mëdha, por salmonela eziston. Te produkti i freskët dhe gjysmë i gatshëm salmonela gjendet brenda limiteve. Edhe pas pjekjes gjen probleme, por salmonela s’duhet të ekzistojë as në produktet e papërpunuara. Jemi me fat që salmonelen nuk e kemi gjetur te produkti i gatshëm. Pikë kritike është pjekja. Ne jemi te kultura e qofteve dhe jo tek salsiçet, të cilat në fakt e kanë kaluar një proces zierje më përpara, pastaj e kalojmë në pjekje. Qoftja nëse nuk piqet mirë kthehet në produkt të rrezikshëm dhe të kontaminon”-tha Alban Zusi.

Zusi ngriti si shqetësim metodologjinë me të cilën AKU vepron, planin e analizës me bazë risku.

“Qoftja është një nga produktet më delikate të tregut. Metodologjia me të cilën AKU vepron është e gabuar. Pasi marketi verifikohet një herë në ditë, ndërsa tregton çdo ditë qumësht pa etiketë, pa origjinë dhe gjurmueshmëri. Fabrika vërtet ka më shumë konsumatorë, por kontrollohet çdo muaj, ndërsa marketet që shesin qumështin me shishe pa etiketë nuk paskan risk. Nuk konsiderohet me risk të lartë një subjekt që e kontrollon çdo muaj e nuk ka probleme, ndërkohë që subjekte të tjera po t’i kontrollosh 5 herë, 2 herë të del me probleme. Nuk kemi përcaktuar saktë sa here duhet të kontrollojmë dhe ku duhet të ushtrohen kontrolle. Etiketa në qofte, përbërja duhet të jetë e dukshme. Etiketa është A-ja, pasi pa të nuk ka as gjurmueshmëri, asgjë. Nëse nuk ka etiketë, do të thotë se nuk ka origjinë. Keni kapur një produkt vërtet problematik, janë subjekte që mbartin rreziqe të mëdha për konsumatorin”, -deklaroi Zusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: