Duke nisur nga fundi i muajit maj, maturantët në të gjithë Shqipërinë do i drejtohen disa provimeve, që do të jenë përcaktues për vazhdimësinë e tyre të studimeve.

Siç çdo vit, Qendra e Shërbimeve Arsimore, ka publikuar raportin kombëtar të maturës shtetërore. Përfaqësuesja e këtij institucioni, ka thënë për “News 24” dhe “BalkanWeb”, se kalueshmëria në këto privime është në nivelin 98.9%. Sipas saj, nota mesatare e maturës është 7.20.

Nota mesatare e provimit të matematikës në vitin 2021 është 6.4. Me notën 10 në provimin e matematikës është vlerësuar 5% e maturantëve. Sakaq, në raport theksohet më tej se nxënësit që shkollohen në qytet kanë rezultate më të larta se sa ato në fshat.

Vajzat kanë arritje më të larta në maturë se sa meshkujt. Sa i përket qyteteve me rezultatet më të ulëta në Republikë, ato janë Vau i Dejës, Klosi dhe Bulqiza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb