Nga: Mariglen Mërtiri*

TIRANË- 7 familje që jetojnë pranë qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë nuk hynë dhe dalin dot nga banesa e tyre. Projekti për ndërtimin e një qendre për konsulta nga QSUT u ka prishur murin rrethues dhe dyert ku hynin në shtëpi duke nisur ndërtimin e një muri pa dalje dhe lënë të bllokuar këta banorë.

Ata shprehen se pranojnë që muri të ndërtohet dhe të japin edhe pjesë nga prona e tyre për të mirën publike por kërkojnë zgjidhje për një rrugë kalimi në pronën e tyre të ligjshme të cilën nuk po e gjejnë në asnjë institucion.

Zyra e shtypit pranë QSUT-së për këtë situatë ka deklaruar se ky projekt është i tyre dhe muri është shembur sipas projektit por zgjidhjen për këtë situatë duhet ta japë Bashkia e Tiranës. Habia qëndron se ky institucion parashikon ndërhyrjen por jo zgjidhje për këta banorë duke e kaluar përgjegjësinë gjetiu. Ndërkohë që banorët thonë se me familjet që kanë pranë kanë diskutuar por ata nuk pranojnë të lejojnë të kalojë asnjë person në tokën e tyre.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: