Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka denoncuar se në QSUT , për shkak të PPV nuk do të ofrohen ekzaminime laboratorike, përveçse atyre urgjente.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook Shehu thekson se deri në muajin mars QSUT mbetet pa analiza.

Statusi:

Skandal, QSUT pa analiza deri ne muajin Mars!

Si pasoje e PPP-ve, ne qendren me te madhe spitalore-universitare te Shqiperise nuk do te ofrohen egzaminime laboratorike, pervecse atyre te natyres urgjente, sepse…. jane harxhuar parate!!!

Ky eshte nje skandal i vertete, pasoje e atyre PPP te laboratoreve, nje nga me shkaterrueset e sistemit tone spitalor.

E kam theksuar qe prej fillimit te artikulimit te kesaj inisiative „partneriteti publik-privat“, qe keshtu po shkohet drejt kolapsit e keq funksionimit te thelle te spitaleve tone jo vetem ne nivelin laboratorik, vecanerisht te qendrave universitare.

Laboratoret jane nje nga sektoret thelbesore te spitaleve, ato nuk jane as lavanderite e as guzhina, jane sektor klinike, shkencore, didaktike e rezatues per QSUT ne te gjithe Shqiperine.

Ndarja e tyre ne PPP thermon teresine funksionale te spitalit.

Aq me keq akoma, te con ne te tilla situata si kjo e fundit.

Dhe te tilla gjendje u komunikohen sherbimeve klinike me nje Ëhats ap te pa pergjegjeshem!

Veprime te tilla nuk ndodhin ne asnje vend te botes me sherbimin publik.

Dhe ai qe e peson ne fakt eshte pacienti, qe ose do te paguaj per te bere analizat te privati, ose nuk do t’i nenshtrohet atyre duke demtuar keshtu rende shendetin e tij…dhe pse jo, duke rrezikuar seriozisht dhe Jeten.

  1. Me poshte keni Ëhats ap e shperndare.

Qsut

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: