QSUT ka reaguar pas denoncimit të bërë nga deputeti i PD, Tritan Shehu, i cili denoncoi më herët se në departamentin e kardiologjisë ka mungesë të PTCA Stent, që përdoren për arteriet koronare te zemrës.

Në reagimin e saj QSUT shprehet se vijon të kryej procedurat hemodinamike (koronarografitë) pa ndërprerje, duke dhënë shërbim pacienteve me përgjegjësi dhe profesionalizëm.

“Çdo përpjekje për të hedhur baltë mbi punën e palodhur të trupës mjekësore për aresye politike, është e papranueshme.

Sigurojme qytetaret se  do te vijojme te sherbejme me perkushtim dhe profesionalizëm”, thuhet në deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: