TIRANË- Pas shumë e shumë protestash, kritikash e apelesh, Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka siguruar medikamentin për fëmijët e sëmurë me leucemi. Mjekët e QSUT e kanë bërë të ditur lajmin, duke deklaruar se bari Asparaginaze është siguruar deri në fund të vitit.

Po sot në QSUT kanë shkuar edhe deputetet e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e Albina Deda, të cilat kanë bërë një vizitë në pediatrinë e QSUT.

Në shenjë indinjate prindërit e fëmijëve me leucemi kanë protestuar disa herë para shërbimit pediatrik në QSUT, protestë kjo që është mbështetur nga shoqëria civile.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb