Gjatë muajit Gusht, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, QTU ndërmori nismën për të dhuruar çanta shkolle me mjete mësimore për 100 fëmijë nga familje në nevojë ne bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar.

Kryqi i Kuq Shqiptar duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me grupe të ndryshme të shoqërisë, identifikoi menjëherë 100 familje që u bënë pjesë e nismës #QTUdhuron. Secili nxënës u pajis me të gjitha mjetet e nevojshme.

Në ambientet e Qendrës Tregtare Univers u organizua një aktivitet argëtues, gjatë të cilit nxënësit morën dhuratat, duke respektuar masat anti-COVID, para fazës përgatitore të vitit akademik 2021-2022.

Koordinatori i Kryqit të Kuq Shqiptar për Tiranën, Cristian Cura, u uroi një vit të mbarë fëmijëve. “Falenderoj QTU për mbështetjen me pajisjet shkollore të domosdoshme për procesin mësimor, si edhe për vëmendjen që u ka kushtuar gjithmonë fëmijëve dhe nevojave të tyre” u shpreh ai.

  • foto galeri
  • foto galeri

“QTU është një destinacion për të gjithë familjen. Secila grupmoshë gjen këtu produkte të përditshme dhe mundësi zgjedhjeje për çdo aktivitet. Natyrisht me përgatitjet në prag të vitit të ri akademik, ne jemi pranë të gjithë nxënësve me gjithçka u duhet” tha Kledia Kozmai, Koordinatore e Brandit dhe Komunikimit në ACREM, kompania që menaxhon QTU. “Ne dëshirojmë që kushdo ta presë me gëzim mësimin dhe, me dëshirën e mirë për të sjellë buzëqeshje tek të gjithë, QTU po dhuron 100 çanta me të gjitha mjetet e nevojshme për një fillim sa më të mbarë” shpjegoi ajo.

Fëmijët gjetën mikpritjen e ngrohtë dhe urimet më të mira nga punonjësit e kompanisë dhe vullnetarët e Kryqit të Kyq. Përmirësimi i kushteve të jetesës për fëmijët përfshihet në përgjegjshmërinë sociale të Grupit BALFIN, si një grup që përpiqet të jetë pranë shtresave të ndryshme të shoqërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb