Tani mund ta quani futbolli i tamponit. Konfirmimi vjen nga UEFA, që ka publikuar të dhënat për futbollin europian në kohë pandemie. Në raportin e titulluar “The Bubble” (flluska), qeveria europiane e futbollit zbulon se që nga rinisja e futbollit pas “lockdaën” dhe në sezonin e ri janë luajtur 491 ndeshje në turnetë e ndryshëm kontinental dhe për sigurinë e tyre, duke respektuar protokollet e shteteve të ndryshme janë zhvilluar 41513 teste me tamponë.

2020 02 27 87565 1582786970. Large
2020 02 27 87565 1582786970. Large

Jo vetëm futbollistët, pasi edhe stafet teknike dhe zyrtarët e ndeshjeve i nënshtrohen testeve në këtë periudhë që vetë UEFA e cilëson si “paprecedent në sportin botëror”. Pavërisht rasteve pozitive të evidentuara gjatë kësaj periudhe, qeveria europiane e futbollit e quan të suksesshëm protokollin që ka parandaluar përhapjen në masë të virusit mes futbollistëve. Tashmë, objektiv I UEFA-s është rikthimi i moderuar i tifozëve në stadium. Por gjithçka varet nga masat e vendeve të ndryshme, që në shumicën e rasteve lejojnë vetëm ndeshjet me dyer të mbyllura.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb