Përfundimi i detyruar i kampionatit ka trazuar gjërat në botën e futbollit francez. Pas vendimit të qeverisë për të mbyllur përfundimisht sezonin e profesionistëve, bëhet gati për fazën e apelimeve. Grupin e të pakënaqurve e udhëheq Lioni, i shtati në renditje dhe jashtë Europës, që përkthehet në dëm të madh ekonomik

Por protestojnë dhe Amieni dhe Tuluza, të zbritura nga kategoria kur ishin për t’u luajtur edhe 10 ndeshje. Lila, që nuk e arriti për pak vendin e tretë dhe zonën Champions po mendon ta bëjë këtë gjë. Ndërsa në Ligue 2 është rritur pakënaqësia te klubet që pretendonin të luanin play-off për t’u ngjitur lart, play-off që u anuluan. Ndërsa janë edhe rreth 40 klube diletantësh të gatshëm për të shpallur luftë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb