I konsideruar si një segment i rëndësishëm që bën të mundur shkurtimin e një distance te madhe të juglindjes së vendit me kryeqytetin, rruga Qukës–Qafë Plloçë është kthyer një nga akset më problematike për banorët.

Punimet e nisura që prej vitit 2009 dhe zvarritja e tyre ka bërë që banorët e fshatrave në Qukes të jetojnë per vite me radhë mes pluhurit dhe ndotjes.

Edhe pse ishte parashikuar të përfundojë në qershor të ketij viti duket se sërish afatet do të shkelen, ndërsa Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri në inspektimin e fundit që i bëri kësaj rruge tha se shpreson që ajo të mbarojë në vitin 2019.

(BalknaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb