TIRANE – “Qumështi i Artë” është një pije e shijshme dhe tepër e shëndetshme, të mirat e së cilës janë të pafundme. Është veçanërisht e përshtatshme për konsum në mbrëmje.

Përbërësi kryesor në këtë recetë është turmerik (shafran i Indisë), i cili ka veti antioksidante, anti-inflamatore dhe anti-kancerogjene. I kombinuar me piper, përfitimet e turmerikut rriten në mënyrë të konsiderueshme

Përparësi të tjera të “Qumështit të Artë”.
▪ Forcon sistemin imunitar
▪ Anti-kancerogjen
▪ Ndihmon tretjen e ushqimit
▪ Pastron mëlçinë
▪ Rregullon metabolizmin
▪ Normalizon tensionin e lartë të gjakut
▪ Përmirëson shëndetin e trurit dhe forcon kujtesën
▪ Efektive në probleme të ndryshme të lëkurës
▪ Zvogëlon trigliceridet
▪ Antioksidant, antiseptik, analgjetik

Si përgatitet ‘Qumështi i Artë’?
Ka disa mënyra përgatitjeje, por ne do t’ju sugjerojmë atë më të thjeshtën.
Përbërësit (1 person):
1 filxhan qumësht
½ lugë (gjelle) turmerik pluhur
½ lugë (e vogël) piper pluhur
1 lugë (gjelle) mjaltë
½ lugë (gjelle) vaj kokosi
¼ lugë (gjelle) kanellë pluhur

Përgatitja:
Ngrohni qumështin në nxehtësi mesatare. Shtoni të gjithë përbërësit dhe përziejini vazhdimisht, por jo deri në vlim. Kullojeni, shtoni mjaltin dhe shijojeni.

Shënim: Qumështi preferohet vegjetal (qumësht bajame, kokosi, etj).
Me shtimin e piperit të zi në enën ku ndodhet turmerik, rritet aftësia përthithëse e trupit deri në 2000%.
(er.nu/telegrafi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: