Nga: ZONJA KATERINA

8 peta
100 gr gjalpë

Për kremin:
1 litër qumësht
3 lugë gjalpë
200 gr miell ermik
200 gr sheqer
2-3 vezë
1 bustinë vanilje
3-4 pjeshka
Sheqer pudër për servirje

Në një tenxhere hedhim gjalpin dhe e shkrijmë, më pas shtojmë miellin ermik dhe e trazojmë për 2-3 minuta. Shtojmë qumështin e ngrohtë duke e përzier në një temperaturë mesatare. Rrahim vezët me sheqerin, rregullojmë temperaturën në mënyrë që vezët të mos priten me një gotë qumësht të ngrohtë dhe masën e përgatitur e shtojmë në tenxhere duke e përzier vazhdimisht derisa kremi të lidhet. Në fund e largojmë tenxheren nga soba, shtojmë vaniljen duke përzier mirë në mënyrë që të bie paksa temperatura e kremit.

Marrim 3 peta, i shtrojmë në tavolinën e punës të vendosura njëra mbi tjetrën duke i lyer me pak gjalpë. Petën e katërt pasi e lyejmë me gjalpë e palosim në katërsh si drejtkëndësh. E vendosim në mes të petave të ketë baraslargim nga të gjitha anët. Vendosim mbi të ½ e kremit dhe ½ e pjeshkave të prera në feta. E palosim nga të gjitha anët si një pako, e lyejmë me gjalpë dhe e vendosim në njërën anë të tavës ku kemi shtruar një letër kuzhine. Kështu vazhdojmë me 4 petat e tjera njësoj siç vepruam më parë dhe e vendosim në anën tjetër të tavës. E vendosim më pas qumështorin me petë në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta. Pasi të ketë përfunduar e servirim pudrosur me sheqer pluhur.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb