Nga: VJOLLCA CELA, AMVISE*

1.5 litër qumësht
50 gr gjalpë
2 kokrra veze
1 ½ filxhan niseshte
1 ½ filxhan sheqer

Ndezim sobën në temperaturë mesatare dhe vendosim tenxheren ku fillimisht hedhim qumështin, më pas sheqerin, gjalpin e shkrirë dhe niseshten të tretur në pak ujë. E trazojmë duke shtuar dhe 2 të bardha dhe një të verdhë veze. E trazojmë vazhdimisht derisa qumështi të fillojë të kalojë në vlim dhe të fluskojë. E vendosim qumështorin në një tavë dhe sipërfaqen e lyejme me një të verdhë veze. E fusim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 20 minuta.

(ma.ar/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: