Filmi i autores nga Bosnje-Hercegovina, Jasmila Zhbaniç “Quo vadis, Aida?”, i cili flet për gjenocidin e Srebrenicës, u nominua për çmimin prestigjioz Oscar në kategorinë e filmit më të mirë jashtë botës anglishtfolëse.

Akademia Amerikane e Arteve dhe Shkencave të Filmit publikoi zyrtarisht nominimet për Çmimet e 93-të të Akademisë, të cilat do të mbahen më 25 prill.

Pasi lista e ngushtë me 15 filma u shpall në mes të shkurtit, Akademia shpalli sot listën e ngushtë me pesë filma, përfshirë “Aida”.

Përveç filmit boshnjak, në garën për titullin e filmit më të mirë të huaj ishin gjithashtu filmat: “Another Round” (Danimarkë), “Better Days” (Hong Kong), “Collective” (Rumani), “The Man Who Sold His Skin” (Tunizi)

Ajo që mund të thuhet është se një sukses i tillë i filmit “Quo vadis, Aida?” ishte gjithashtu i pritshëm, duke marrë parasysh se filmi i Jasmila Zhbaniç hasi në vlerësime shumë pozitive, dhe tashmë është shënuar si një nga favoritët për Oscar. Këtë e konfirmojnë nominimet dhe çmimet në shumë festivale të tjera prestigjioze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: