TIRANË

Lehtësimi i masave dhe hapja pak nga pak e shoqërisë për t’iu rikthyer jetës por me rregulla ende për t’u mbrojtur nga koronavirusi ka qenë temë e diskutimit në “Real Story” në News24.

Analisti Skënder Minxhozi tha se duke parë atë që ka ndodhur sot dhe nga dalja e njerëzve, tregohet që Shqipëria meriton një set rregullash më të ashpra se vendet e tjera. Ndërsa Lubonja megjithëse e sheh si problem mungesën e distancës fizike dhe mosmbajtjen e maskës, thotë se në Tiranë mungojnë parqet e lulishtet dhe njerëzit nuk kanë ku të dalin.

Minxhozi: Nëse ti thua që sot pamë njerëz që nuk respektojnë distancën, që nuk mbajnë maska, që dalin turma. Kjo çfarë tregon? Kjo tregon që ne meritojmë një set rregullash më të ashpër se vendet e tjera që e kanë kulturën e distancës, të vendosjes së maskës. Ne patëm një shtrëngim vidash më të fortë se diku tjetër. liritë janë shkelur në të gjithë botën, dhe në Amerikë dhe në Evropë janë shkelur. Të shkelësh lirinë ekonomike është të shkelësh një nga bazat. 72 orët e fundit janë pamje sa të bukura dhe të frikshme.
Lubonja: Në SHBA s’të ndalon ai dot pa vendim gjykate dhe njerëzit janë më të ndërgjegjshëm se duan të mbrojnë ato të drejta që kanë. Sa parqe e lulishte kanë lënë këta që të dalin njerëzit me distancë sociale. 1 metër është trotuari tek rruga Fortuzi. S’ke shanse të mos përplasesh. Këta njerëz nuk kanë ku të shkojnë. Ku do i çosh fëmijët këtu po nuk i çove tek Liqeni. Kemi një portë garazhi aty vetëm aty luajnë fëmijët. Nuk ka një fushë sporti. Është dhe ky problem që krijon këtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb