TIRANË- Qytetarë, studentë e pedagogë janë mbledhur mbrëmjen e sotme përpara Komisariatit Nr.1 të policisë në mbështetje të studentes dhe aktivistes Mirela Ruko, që i hodhi salcë në kokë ministres së Arsimit Lindita Nikolla në shenjë proteste për reformat e arsimit të lartë. Aktivistja Ruko u shoqërua në polici pas gjestit dhe nuk është liruar ende.

Qytetarë, studentë e pedagogë kanë kërkuar lirimin e saj.
“Përkundër temperaturave të ulëta, studentë, pedagogë, aktivistë e qytetarë vazhdojnë të qëndrojnë para komisariatit nr.1, pranë Ministrisë së Jashtme, duke kërkuar që aktivistja Mirela Ruko të lirohet prej ndalimit të padrejtë që i është bërë. Studentët në liri! Ministrja në qeli!”, shkruhet në faqen “Për Universitetin”.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/651561178215203/videos/1147526598618656/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb