Deri në ora 13 në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë votuar 54,1 % të votuesve.

Sipas rajoneve, në Podgoricë kanë votuar 54,4 %, në veri të Malit të Zi 48,6 % kurse në jug 57.2 % e votuesve.

Sipas Komisionit shtetror të zgjedhjeve, deri në orën 11 në Ulqin kanë votuar vetëm 37 % të votuesve që është përmirësim i vogël por akoma shumë nën nivelin shtetror.

Situata në Guci është edhe më keq ku dalja është në shifrat 27 % kurse në Tuz dalja eshtë realtivisht e mirë ku kanë votuar afër 48 % e votuesve.

Deri në ora 11 në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë votuar plot 35,4% të votuesve apo rreth 189 000 votues.

Sipas rajoneve, të dhënat e cemi-it tregojnë se në Podgoricë kanë votuar 35,8 %, në veri të Malit të Zi 31.7 % kurse në jug 37.1 % e votuesve, shkruan Ulqini Online.

Sipas Komisionit shtetror të zgjedhjeve, deri në orën 10 në Ulqin kanë votuar vetëm 8% të votuesve që paraqet shifrën më të ultë në tërë Malin e Zi. Njëjtë është situata edhe në Guci ku dalja është në shifrat 8,01% kurse në Tuz kanë dalur 14,45% të votuesve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb