Deputeti i PD, Tritan Shehu, ngriti shqetësimin e mosmiratimit të rezolutës që dënonte krimet serbe në Srebrenicë.

Ai tha se me këtë logjikë, Gjermania nuk do të pranonte fajet e saj dhe Franca nuk do të dënonte Hitlerin.

Shehu theksoi se Rusia është kumbare e Ballkanit të Hapur e kjo është vërtetuar, ndërsa shtoi se duhet parë lëvizja e radhës e kryeministrit, duke nisur që nesër, ku tre shtetet anëtare të Ballkanit të Hapur do të mblidhen në Ohër.

“Banorët patriot të Gjirokastrës janë të shqetësuar, vecanërisht për ato që janë thënë ditët e fundit, pra refuzimin r ezolutës në Kosovë bëhet për të mos shqetësuar Vuçiçin. Kjo ka krijuar te njerëzit një reaksion të fortë, por I ka ndihmuar për të parë se kush është shkaku I bllokimit të atyre rezolutave. Historia nuk mund të harrohet.

Ajo duhet kujtuar, krimet duhet kujtuar për të kërkuar falje si një garanci që s’duhet përdorur më. Sipas kësaj logjike, nuk duhet falendaruar NATO për ndërhyrjen e saj në Kosovë për shkak të krimeve të realizuara. Sipas kësaj logjike Franca nuk duhet të dënonte Hitlerin dhe nazizmin. Sipas kësaj logjike Gjermania e sotme nuk duhet të kërkojë falje për krimet e nazizmit se është pjesë e BE. Pra e kuptoni se ku na çon kjo logjikë? Ky mohim të së kaluarës. Ne kërkojmë që përgjegjësit të kërkojnë falje për këto.

Ju e dëgjuat Lavrovin. Ia mbyllën qiejt të gjithë, kur do të deklarohej si kumbari i Ballkanit të Hapur. Nesër a do të shkojë Rama në Ohër për Ballkanin e Hapur? A do ta lejojë opinion publik shqiptar të shkojë? A e kupton kjo maxhorancë se çfarë ndodh në një kohë kur qiejt I mbyllen kumbarit të Ballkanit të Hapur?”, tha Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb