PARIS- Qytetarët evropianë janë gjithnjë e më shumë pro, ndryshe nga britanikët, për qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, sipas një sondazhi të realizuar në nëntë vende evropiane, dy javë larg referendumit të Brexit, që u publikua sot në Francë nga e përditshmja “Le Figaro”.

“Evropianët tregohen qartësisht pro qëndrimit të Britanisë së Madhe në BE”, konstaton kjo gazetë konservatore.

“Madje kjo ndjenjë është rritur në Gjermani (+1%), Francë (+6%) dhe në Poloni (+10%) në raport me një anketim të më mëparshëm të realizuar nga i njëjti instituti, në prill”, thekson gazeta. Në Gjermani, 79% (78% në prill) e personave të pyetur shpresojnë që Britania e Madhe të qëndrojë anëtare e BE-së.

Në Francë janë 65% (59% në prill) dhe 64 % (54% në prill) në Poloni, që janë pro qëndrimit të britanikëve në BE.

Në Luksemburg (66%), në Holandë (63%), në Danimarkë (62%), në Finlandë (62%) dhe në Republikën Çeke (62%) shpresojnë gjithashtu me një shumicë të theksuar në qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: