Java e parë e gushtit ka shenuar rritje te fluksit te pushuesve në bregdetin Adriatik. Eshte fundjava e pare qe pushuesit nga Kosova kane mbushur plazhin. Ata kane lene menjane situaten e krijuar nga pandemia e Covid-19 per te marre rreze e per te pushuar per disa dite në bregdetin e Durresit, ku kane gjetur cmime shume te lira akomodimi, qe nisin nga 10 euro deri 15 euro nata per nje familje.

Megjithate, pushuesit nga Kosova shprehen se nuk kane asnje mundesi ku mund te denoncojne problematikat qe hasin në rrugetimin e tyre në dogane apo edhe në bregdet, siç eshte rasti i ketij pushuesi, qe ka paguar për te hyre në token shqiptare.

Në plazh kete vit jane lene edhe hapesira për publikun. Por, pronaret e hoteleve nuk kane respektuar asnje mase anti Covid në plazh. Cadrat dhe shezlonget jane fare prane me njeri tjetrin, aq sa distanaca nuk i kalon 50 cm nga cadra në cader.

Sezoni turistik qe eshte në muajin e fundit te tij eshte me i veshtiri i kaluar ndonejhere nga operatoret turistike. Hotelet nuk kane punuar me shume se 30% te kapacitetit, ndersa duke nisur nga baret, restorantet, njesite e sherbimit e dyqanet me pakice në zonen bregdetare thone se ky eshte sezoni ku duhet te perballen me mbijetesen e bizneseve ose falimentimin.

Pushuesit nga Europa mungojne teresisht në plazh me perjashtim te pak hoteleve qe jane prentouar nga pushues prej Europes juglindore. Agjensite turistike kane bere me dije se jane kanceluar qindra prenotime nga pushues te Europe’s, por edhe emigrantet kete vit nuk kane ardhur në Shqiperi.

Termeti i 26 Nëntori të 2019 goditi rëndë Durrësin dhe industrinë e turizmit me shkatërrimin që solli, ndërsa pandemia mbylli kufijtë me Europën, e cila është furnizuesja kryesore e industrisë së turizmit me të ardhura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb