Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka reaguar me tonë të larta pasi një grup qytetarësh, duke protestuar e brohoritur kundër tij, e ka ndërprerë, lidhur me trajtim e luftës në Ukrainë.

Kancelari gjerman drejtuar qytetarëve, ka thënë se është presidenti rus Vladimir Putin, ai që nxiti luftën. “Nëse një vend sulmohet, ai duhet të mbrohet. Çfarë duhet të bëjë tjetër? Putini dëshiron të shkatërrojë Ukrainën. Lufta në Ukrainë vrau shumë njerëz, duke përfshirë fëmijë dhe të moshuar. Kjo është vrasje. Paqja dhe liria kërcënohen nga kjo luftë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Gjithashtu Scholz mbështeti vendimin e qeverisë gjermane për të përkrahur Ukrainë me armë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb