TIRANE

Edhe këtë mëngjes shumë zëra qytetarë vijnë në mbështetje të protestës së studentëve. Qytetarë nga mbarë vendi teksa janë bërë pjesë e emisionit ‘Koha për t’u zgjuar’ në ‘News24’ të Bashkim Hoxhës përmes telefonatave të tyre, kanë mbështetur kauzën e studentëve. Megjithatë shumë prej tyre kanë bërë thirrje që studentët të mos bllokojnë rrugët por të dialogojnë me kryeministrin.

REAGIMET

Qytetari 1: Studentët të qëndrojnë të fortë, por besoj se duhet të bëhet dhe një dialog me kryeministrin.

Ç’të keqe ka nga dialogu

Qytetari 2: Që të zgjidhen problemet duhet të shkojnë atje te vendi, duhet vajtur atje të bisedohet gjuhë me gjuhë, se po flas si kohën e Enverit.

Qytetari 3: Nuk është protestë, ngrihu blloko rrugët. S’jam dakord që të bllokohet rruga. Se aty shoh politizim të tejskajshëm. Nuk janë të gjithë studentë ata.

Qytetari 4: Jam dakord me protestën e tyre, po jo me kokëfortësinë e tyre. Se dhe në familje, për një xhup që blihet diskutohet me familjen, jo më për kërkesat e studentëve.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: