TIRANE

Në emisionin “Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës në News24 qytetarët kanë shprehur shqetësimet  e tyre si çdo ditë.  Përmes telefonatës në emision, një qytetar u ndal te varfëria e tejskajshme dhe te politikat e kryeministrit Edi Rama. Qytetari theksoi se Shqipëria nuk ka standarte dhe ndaj në Europë nuk ikët në këtë formë.

Qytetari1-Mirëmëngjes. Jam një zonjë nga Elbasani dhe dua të flas për këto që shajnë qeverinë. Nuk e dinë që 20 vjet që punonte Saliu, punëtorët  nuk kishin asnjë lloj siguracioni.

Qytetari2-Alo përshëndetje, zoti Bashkim duke ditur pozicionin  tënd. I jep fjalën shumë njerëzve pa intelekt, jo se po them që jam unë i mençur. Më fal zoti Bashkim unë jam i sëmurë pas këtij emisioni, mos e prish emisionin.

Qytetari3- Për situatën politike unë them që Rama po bën përpilitjet e fundit. Unë nuk e di çfarë po bën në këtë situatë kaq të rëndë. Çfarë dëgjojmë nga ky kryeministër që është përfshirë nga skandale deri më sot. Këtu po ikin nga sytë këmbët njerëzit. Kush do ngelin këtu? Vetëm ata që mbledhin kanaçe do të drejtojë Rama. Na tregon dokrra. Si do vemi në Europë pa asnjë lloj standarti?

Qytetari4-Mirmëngjes ju flasim nga Kukësi. Dua t’i bëj një thirrje qeverisë së Elektrikut. Kemi ngel pa drita 3 ditë përjashtuar atë mbrëmë. Ju lutem më shumë respekt, kujdeseni për rrjetin elektrik se po paguajmë dritat.

Qytetari5-Mirmëngjes, unë kam një shqetësim që besoj që e kanë të gjithë prindërit shqiptar. Unë zotëri kam 3 fëmijë në shkollë, jemi në një pagë minimale. Shqetësimi ynë është që çdo javë i kërkojnë ekskursione, sikur janë të detyrueshme. Po kërkojnë të shkojnë jashtë shtetit Budva, po atje duhen 100 euro. Po të paguajnë gjithë prindërit 100 euro shkollat bëhen moderne.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb