TIRANE

Në emisionin “Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës në News24 qytetarët kanë shprehur shqetësimet  e tyre si çdo ditë.  Një qytetar u ndal te politikanët dhe varfëria e tejskajshme e qytetarëve.

Qytetari 1-Mirmëngjes, tani të flasim për punët e këtyre pushtetarëve që e duan Shqipërinë. Nuk e duan Shqipërinë, e kanë shkatërruar për 28 vite. Edhe ai që foli, më erdhi keq. Është për të  vënë duart në kokë.

Qytetari2- Jam një zonjë nga Tirana, kërkoj ndihmën e popullit. Kam një gocë 5 vjeçe, e kam të sëmurë. Nuk kam para të paguaj qeranë, pronari i shtëpisë kërkon të më nxjerrë nga shtëpia. Vajzës nuk i kam bërë analizat. Mund t’ju lë numrin e telefonin 0682418376. Asnjë nuk më ka telefonuar.

Qytetari3-Për politikën zoti Bashkim. Vetëm për karriget e veta punojnë për 30 vite. Tan i vjedhin dhe thonë i vodhi ky i vodhi ju. Mirë ne, po ju gazetarët nuk jeni të zotë të bëni një parti. Këta janë më keq se komunistët. Shqiptarët po ikin se i ka hapur dyert europa. Këtu nuk ha dot bukë. Kaq frikë i keni këto pronaret e televizioneve qe do t’ju nxjerrin nga puna. Edi e ka pak plumbin, Monika e tan me rrallë.

Qytetari4-Desha të flas për punën e protestës. Si ka mundësi në ditën e enjte është data 1. Si ka mundësi mezi presin të marrin pensionet që të hajnë bukë dhe të paguajnë borxhet, se i pret borxhliju te dera. Të vish këtu në Kombinat, nuk e ke idenë si mbushet rruga me ujë. I ndërtojnë rrugët pjesë pjesë dhe i marrin tenderat për vete. Unë socialiste kam qenë, por haram e paçin.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: