QAFË THANË

Situata në Qafë Thanë vazhdon të jetë shumë problematike, për shkak të motit të keq.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se  qytetarët kanë 8 orë që presin mes të ftohtit.

Situata është shumë e vështirë, pasi në pritje janë edhe gra e fëmijë. Pritet të ndërhyhet me borëpastruese.

Bllokimi ka ndodhur, edhe për shkak se në vendin e njohur si Kthesa e Tetovarit, bora ka shkuar 1.5 metër.

Aksi Qafë Thanë – Pogradec është me akull dhe kalohet me zinxhirë. Problematika paraqitet më e rëndë, në aksin që të çon për në Qafë Thanë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb