1.Performanca me emrin mbresëlënës “Sinjalizo/Jep alarmin për ti dhënë fund!”, e cila u zhvillua disa ditë më parë në Tiranë, intrigoi publikun me simbolikën e saj. Kjo shfaqje e pazakontë ishte pjesë e një fushate publike, e drejtuar nga Sekretariati i Inisjativës Rajonale Kundër Korrupsionit si pjesë e një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian. Çfarë synoi të arrijë kjo shfaqje interesante?

Korrupsioni i shkakton dëme te mëdha shoqërisë. Si pjesë e kësaj shfaqjeje, qytetarët dhe qytetaret kanë pasur rastin që duke shtypur butonin “jep alarmin” në mënyrë simbolike të ndalin korrupsionin dhe shpërdorimin e mëtejshëm të parave që ndodhte përpara tyre në një kuti transparente. Në fund të performancës, qytetarët dhe qytetaret shpëtuan 19,440,800 LEK nga shkatërrimi prej korrupsionit. Kjo shfaqje simbolikisht tregon se korrupsioni ndodh para syve tanë dhe se i shkakton dëme të mëdha të gjithë shoqërisë, por gjithashtu edhe se çdo person mund të japë kontributin e tij në luftën kundër korrupsionit. Hapi i parë që mund të bëjmë është të mos pranojmë të marrim pjesë në korrupsion. Një hap tjetër i rëndësishëm është të jesh me sinjalizuesit – ata që marrin një vendim të guximshëm të raportojnë korrupsionin dhe në këtë mënyrë e vejnë veten në shërbim të interesit publik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

2.Fushata “Sinjalizo/Jep alarmin për ti dhënë fund!!!’ është pjesë e një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian – “Ndërprerja e Heshtjes përmes Përmirësimit të Politikave dhe Kulturës së Raportimit të Korrupsionit nga Sinjalizuesitë në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi”. Në cilat çështje punon RAI në kuadër të këtijë projekti?

Inisjativa Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) është një organizatë ndërkombëtare që bashkon 9 shtete nga rajoni, përfshirë Shqipërinë, rreth një qëllimi të përbashkët për të luftuar korrupsionin, të vetëdijshëm se korrupsioni nuk njeh kufij dhe se sfidat e përbashkëta kërkojnë vepra të përbashkëta dhe koordinim. Në kuadër të projektit, punojmë në përmirësimin e mbrojtjes së sinjalizuesve përmes ligjeve më të mira, por edhe zbatimin e tyre më të mirë, në përputhje me Direktivën e BE-së për mbrojtjen e sinjalizuesve, e cila hyri në fuqi në vitin 2019. Së fundmi, qëllimi i këtij projekti është të informojë dhe edukojë publikun, dhe veçanërisht të rinjtë, për rolin e rëndësishëm që sinjalizuesit kanë në luftën kundër korrupsionit.

3.Si mund të ndihmojmë në rritjen e besimit të qytetarëve në mbrojtjen e sinjalizuesve?

Janë dy arsye kryesore për mosbesimin e qytetarëve. Së pari, qytetarët nuk besojnë se raportimi i tyre i korrupsionit do të rezultojë në dënimin e personit i cili ka kryer veprën penale të korrupsionit. Me fjalë të tjera, ata nuk besojnë se raportimi i tyre i korrupsionit do të sjellë një ndryshim pozitiv. Arsyeja tjetër është frika nga hakmarrja prej punëdhënësit, e cila mund të ndodhë pasi që sinjalizuesi raporton korrupsionin që ndodh në organizatën në të cilën punon.

Qytetarët do të inkurajohen të raportojnë korrupsionin atëherë kur të e dijnë se raporti i tyre nuk do të jetë i kotë, dhe se raportimi i tyre nuk do te ketë pasoja negative të tilla si humbja e vendit të punës, ose në disa raste edhe riziqe për sigurinë e tyre fizike.

4.Si e forcojnë politikat / ligjet e sinjalizuesve qëndrueshmërinë e shoqërive dhe qeverive të tyre ndaj korrupsionit?

Sipas statistikave globale, 80% e krimeve të rënda financiare dhe të korrupsionit zbulohen nga raportimi i tyre nga sinjalizuesit – ata që i kanë dëshmuarë ato krime drejtpërdrejtë, sepse këto krime kryhen në fshehtësi. Ligjet që janë efektive në mbrojtjen e sinjalizuesve inkurajojnë sinjalizuesit të raportojnë korrupsionin.
Në këtë mënyrë, ne veprojmë në mënyrë parandaluese, sepse personi do të vendoset më në vështirësi të kryejë veprën penale të korrupsionit nëse ka frikë nga raportimi i sinjalizuesit, por edhe për goditjen e krimeve të korrupsionit sepse raportimi i sinjalizuesve kontribuon në zbulimin dhe ndjekjen penale të personit që kryen veprën penale të korrupsionit.

5.RAI bashkëpunon me institucionet publike të Shqipërisë, por edhe me organizatat joqeveritare dhe të rinjtë që bëjnë përpjekje në luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e sinjalizuesve. Sa të suksesshme kanë qenë këto bashkëpunime për RAI?

Bashkëpunimi me institucionet publike por edhe sektorin joqeveritar, mediat, publikun e gjerë dhe veçanërisht të rinjtë, është thelbësor për përmirësimin e mbrojtjes së sinjalizuesve dhe luftën kundër korrupsionit. Vitin e kaluar, kemi bashkëpunuar me sukses me Ministrinë e Drejtësisë dhe Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në vlerësimin e pajtueshmërisë së Ligjit për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve me Direktivën e BE mbi Mbrojtjen e Sinjalizuesve. Bashkëpunuam edhe me Koalicionin e Evropës Jugëlindore për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, i cili përfshin gjithashtu OJQ nga Shqipëria dhe me të rinj nga Shqipëria dhe rajoni me të cilët krijuam një video të shkurtër në të cilin u përgjegjën në pyetje ‘pse të rinjtë sidomos nuk duhet të heshtin kur është në pyetje korrupsioni?’.

6.Eshtë me rëndësi të theksohet se sinjalizuesit veprojnë në interes të publikut. Cili është pozicioni i RAI në lidhje me këtë?

Pa sinjalizues nuk ka luftë efektive kundër korrupsionit, ndërsa në një shoqëri të dominuar nga korrupsioni, qytetarët nuk gëzojnë të drejta dhe mundësi të barabarta. Sinjalizuesit veprojnë në interesin e të gjithë neve, pasi ata kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie në të cilën të gjithë gëzojnë të drejta dhe mundësi të barabarta – për punësim, kujdes shëndetësor, arsim ose një mjedis të shëndetshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb