TIRANE

Shumë zëra qytetarë vijnë në mbështetje të protestës së studentëve, të cilët paralajmërojnë sot një tubim tjetër paqësor para Kryeministrisë. Qytetarë nga mbarë vendi teksa janë bërë pjesë e emisionit ‘Koha për t’u zgjuar’ në ‘News24’ të Bashkim Hoxhës përmes telefonatave të tyre, kanë mbështetur kauzën e studentëve. Ata kanë bërë thirrje që pjesë e protestave të bëhen edhe familjet, ndërsa theksojnë faktin se gjithçka duhet të jetë larg politikës. Ndërkohë, një tjetër qytetar e ka cilësuar emergjente që të ndërhyhet në Kodin Zgjedhor të vitit 2008.

REAGIMET
Qytetari 1:
Sot që pritet protesta para Kryeministrisë, sot duhet të jenë të gjithë familjarët, por jo partiak. Ju prish atë rregullin studentëve. Studentët janë e ardhmja e kombit. Lum ai shtet që ka rini sa më shumë. Do Zoti rregullohen gjendja.

Qytetari 2: Shqiptarët u çuan në vitet 90 kur si kishin gjerat të sigurta, dhe sot s’kanë asgjë të sigurt. As shëndetësinë, as punët. Tek studentët duhet të shtojnë dy pika të tjera imediate. Ja i morën dhe diplomat, po ku do shkojnë? Duhet të ndërhyhet në Kodin Zgjedhor, të prishet marrëveshja e 2008, pasi është ‘kaceri’ i dritës jeshile që të prishet lidhja mes partive. Pse si zbaton kjo plagë e qelbur politike? Le të nisë hetimet Arta Marku edhe për rrugën Kuman-Kashar, 18 milionë euro. Është super skandal.

Qytetari 3: Problemet me studentët janë të shumta. Dikur ka pasur laboratorë, sot nuk ka. Duhet të arrihet një marrëveshje, mes studentëve, qeverisë dhe Rektoratin. Po vjen viti i Ri dhe duhet harmoni.

Qytetarja 4: Ata studentë janë drita jeshile e këtij vendi. Nuk kemi fuqi ne pensionistët, që të jemi në rreshtin e parë. I bëj thirrje qeverisë që të plotësojë kërkesat e studentëve, pasi do t’u hapet dritë jeshile edhe atyre.

Qytetari 5: Në 90 shporrëm një regjim të egër. Po çfarë prumë? Një regjim akoma më kriminal, çnjerëzor. AS drita, as ujë, as rrugë, vetëm vjedhje e vrasje. Dhjetori i 2018 them se do të bjerë akoma më kriminelë, pasi janë akoma më hajdutë. Deri para pak ditësh studentët e nisën bukur. Më erdhi mirë që po thuhet frika. Sot bëhet thirrje Nga Monika qetë bëhen pjesë e protestës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb