NGA: Aurora Golemi*
TIRANE- Qytetarët e shqiptare janë duke përcjellur me interes ngjarjet e fundit që po ndodhin në rajon e sidomos atë se çfarë po ndodh në kufirin shqiptaro-grek lidhur me refugjatet siriane. Aktualisht në zonën e Konicës ne Greqi vetëm 5 km nga Leskoviku dhe 60 km nga Përmeti ndodhen qindra refugjate siriane.

Ardhja e refugjatëve sirianë në Konicë apo edhe në Janinë, shumë pranë kufirit të Greqisë me Shqipërinë, ka bërë që strukturat në vendin tonë të angazhohen për të marrë masat e nevojshme për të përballuar situatën. Drejtori i Përgjithshëm i Kufirit, Genc Merepeza, tha ne Neës 24 se “nëse refugjatët kërkojnë mbrojtje humanitare, ne do i pranojmë”. Ai paralajmëroi për një ardhje te mundshme të tyre në fund të këtij muajit ose fillim të muajit prill, ndërsa theksoi se parashikohet ngritja e kampeve ne Gjirokastër dhe Korçë.

Pamjet të cilat po qarkullojnë ditëve të fundit nëpër media te refugjateve siriane duket se I kane prekur thellë qytetaret. Te pyetur nga Neës 24 shumica thonë se Shqipëria duhet të pranojë refugjatë nga Siria dhe te hapi dyert ne kufi

“Sirianët janë të mirëpritur” “Është popull që ka vuajtur shumë nga lufta”, thanë qytetarët.
Në anën tjetër thonë se hapja e kufijve për refugjatet mund ta rrezikojnë sigurinë tonë në vend. Shprehen se autoritetet duhet te tregojnë vigjilence për te dalluar elementet e rrezikshëm ne brendësi të refugjateve.

“Mund të ketë elemente të rrezikshëm. Nuk kemi kapacitete ti njohim elementet e rrezikshëm në kufi kush hyn e kush del”, pohojnë qytetarët. Qytetaret ndajnë mendimin se vendi ynë gjendet në krizë ekonomike dhe kapacitetet pritëse janë te kufizuara. “Gjendemi ne krize, nuk kemi kapacitete”, thanë ata.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: