Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako, në një lidhje me Skype në “News 24” deklaroi se temperaturat së fundmi kanë qenë të ulëta në vend, duke shtuar se situata paraqitet sidoqoftë nën kontroll.

“Situata në vend është normale. Ka pasur temperatura nën zero në shumë territore të bashkive, kryesisht në veri dhe në veri-lindje, në Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë, por edhe një pjesë të zonave në Vlorë dhe Gjirokastër. Situata është nën kontroll, pavarësisht nga prezenca e borës. Ka zona ku trashësia e borës ka shkuar deri në 2 metër. Po punohet për të pastruar borën nga rrugët. Rrugët rurale janë të hapura. Ka pasur vështirësi në kalim edhe në Dibër, por kalohet me zinxhirë rruga ose goma”, tha Çako.

Haki Çako theksoi se janë marrë të gjitha masat, pasi parashikohet se nga data 22 deri më 26 janar do të ketë sërish reshje shiu.

Nuk ka zona të bllokuara tani që po flasim. KESH, OST dhe OSHEE institucionet e tjera kanë qenë në gatishmëri. Në Kalanë e Dodës është punuar për riparimin e dëmeve. Në Obot të Shkodrës ka rënë borë, por uji po tërhiqet ngadalë. pritet të bien reshje nga data 22 deri në 26 janar dhe ne kemi marrë masat. Situata është nën kontroll edhe për reshjet në Kaskadën e Drinit. Qytetarët të jenë të përgatitur për këto rrugë, të kenë kujdes. Numrat për ndihmë janë 128, 129, 112”, u shpreh Çako.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb