Si çdo mëngjes qytetaret komunikuan përmes telefonit në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News 24. Një ish minator akuzoi qeveritarët se kanë harruar të miratojnë statusin e tyre ndërsa emigrantët në Greqi dhe Itali shprehën shqetësimin se procesi i negociatave për njohjen e kontributeve po zgjatet pambarimisht.

“Në çdo vend të botës ka status minatori, këta nuk e japin. Apo nuk ka para se i vjedh Balluku me Ahmetajn e të tjerët? Paratë i vjedhin me udhëtime e charter. Çfarë kërkon minatori? 300 mijë lekë kërkon. Unë kam nxjerrë gjak në minierë dhe marr 150 mijë”, tha qytetari.

Një tjetër denoncoi veprimet skandaloze të gjyqtarit që dënoi me burg nënën lehonë duke e ndarë nga foshnja 10 ditëshe.

“Si shpjegohet që këta gjyqtarë e prokurorë të pashpirtë dënojnë dhe burgosin nënën e 10 ditësh dhe lënë me qindra të tjerë hajdutë e kriminelë jashtë?”, u shpreh qytetari.

Ndërsa një telefonues tjetër ngriti shqetësimin e për tejzgjatjen e procesit të negociatave për njohjen e kontributeve në shtetet fqinje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb