TIRANE

Në emisionin “Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës në Neës24 qytetarët kanë shprehur shqetësimet  e tyre si çdo ditë.  Sot, qytetarët në kuadër të 8 marsit, nuk kanë harruar të shprehin urimet e tyre për femrat dhe nënat në vendin tonë. Një qytetar shprehet se kjo shtresë është e pavlerësuar dhe e keqpaguar.

 Qytetari 1- Kemi nja dy vite që tek ty, urojmë njëri tjetrin, urojmë festa të ndryshme dhe urojmë të gjithë ju. Ne jemi të ndryshëm nga të tjerët dhe e festojmë.

Dua të shpreh pak pakënaqësinë rreth vlerësimit që i bëhet kësaj shtrese. Femrat marrin rrogë qesharake që nuk e gjejnë veten dot.

Këtu në Shqipëri marrin rroga të larta vetëm ata që gënjejnë dhe mashtrojnë, ata në parlament, njerëzit e tyre në parlament. Varfëria është e tejskajshme, ku njerëzit duan të gjejnë veten duke larguar. Unë çuditem kur 400 mijë shqiptarë gjejnë veten duke riatdhesuar nëpër vendet e tjera. Këtu bëjnë hajër vetëm ata që gënjëjnë dhe shesin drogë. Kur lumenjtë mbysin fushat. Intelektualët nuk duhet të rrijnë duarkryq përkrah kësaj situate. Është rikthyer shoqëria terroriste. Prandaj, që ta bëjmë atdheun si europa dhe amerika, emigrantët të vijnë këtu.

Qytetari2-Para sa kohësh kemi folur bashkë për një shqetësimin tim dhe më keni thënë se kur do mbarojë gjyqi. Më dhanë vendimin për 6 muaj burg. Gjyqtari Arben Micka e quante personin që ka bërë veprën penale, viktimë, ndërsa mua të pandehur.

Qytetari3– Alo mirmëngjes. Bashkim mirëmngjes nga Librazhdi të telefonoj. Dua të diskutoj për bursat  e shkollës. Tani një pjesë i marrin dhe një pjesë jo.

Qytetari4- Bashkim cbëhet kshu. Ne po na mbyt rruga shijak-durrës, skandal. Njerëzit pa punë, në një shtëpi ka futur 5 persona në punë. Nuk e di është ky privat ky shtet. Skandal fare, del nëpër portale tallet me popullin. Ky që shkon në Itali me taksat e popullit shkon. Nuk e di si do shkojë kjo punë njerëzit po vuajnë për bukë dhe ilaçe.

Qytetari 5-Alo, mirëmgjës zoti Bashkim. Gëzuar të gjithë nënave 8 marsit. Ju kërkoj militantëve, lëri njerëzit të festojnë. Dalin këta, Rama Berisha. Shyqyr që nuk je ti, të shtunë të dielë.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: