Dy ditë më parë ministrja Belinda Balluku shkaktoi shumë reagime me deklaratat e saj se qytetarët duhet të lëvizin në këmbë në këto kohë krize dhe të mos përdorin makinën.

Sipas saj, të shumtë janë ata që edhe për të blerë bukën, dalin me makinë. 

Teksa qytetarëve i’u kërkohet që të lëvizin në këmbë, ministrat “janë të detyruar” të përdorin makinën, aq më shumë kur transportin e tyre e paguan buxheti i shtetit. 

Njëra prej tyre është ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila shprehet për Tv Klan se ia kërkon posti që mban të përdorë makinën. 

“Unë si ministre e kam të detyruar të vij me makinë. Mund të vij edhe në këmbë, do përpiqem të vij edhe në këmbë. Unë zakonisht lëviz me biçikletë, por…”, thotë Muzhaqi. 

E megjithatë, sipas saj, qytetarët duhet të lëvizin në në këmbë, me qëllim që të mbrojnë një mjedis të pastër. 

“Qytetarët për arsye ambientaliste duhet të përpiqen përgjithësisht të lëvizin në këmbë dhe me biçikletë, siç kam parë bërë unë, por nëse iu duhet, patjetër me makinë”. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: