FIER- Policia e Fierit ka reaguar pas denoncimit të shtetasit Mariglen Muhaj, i cili denoncon forcat e policisë për kontroll të paligjshëm të banesës dhe ushtrim dhune ndaj tij. Në një deklaratë policia thotë se pretendimet e Mariglen Muhajt nuk qëndrojnë, pasi kontrolli është kryer sipas procedurave standarde. Më tej policia thotë se kontrolli në banesën e Mariglen Muhaj është kryer pasi dyshohet se është autor i një vjedhje.

Më poshtë deklarata e Policisë së Fierit:
”Në lidhje me pretendimet e ngritura në media nga shtetasi Mariglen Muhaj, banor i lagjes ‘Sheq i Madh’ në Fier, se Policia më datën 24.04.2015 , ka kryer kontroll të paligjshëm në banesën e tij dhe se gjatë kontrollit ka ushtruar dhunë ndaj tij si në banesë ashtu edhe në ambjentet e Komisariatit të Policisë , sqarojmë opinionin publik se:
Pretendimet e shtetasit Mariglen Muhaj nuk qëndrojnë, pasi kontrolli dhe veprimet e policisë janë kryer brenda Procedrurave Standarde të Punës, Akteve Nënligjore që normojnë punën e policisë si dhe të Kodit të Procedurës Penale.
Theksojmë se kontrolli i banesës është bërë pas dyshimeve se ky shtetas së bashku me vëllezërit e tij mund të ishin autorët e vjedhjes së një dyqani ushqimor në lagjen ‘Sheq i Madh’, vjedhje e ndodhur gjatë orëve të para të mëngjezit të datës 24.04.2015.
Përsa i përket mos marrjes së kallzimit këtij shtetasi i cili është paraqitur në Polici për të bërë denoncim Policia ka ushtruar dhunë ndaj tij, sqarojmë se:
Punonjësi i Policisë i ka dhënë sqarimin e duhur këtij shtetasi se për këtë rast duhet t’i drejtohej Prokurorisë, Gjykatës, ose Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”- thuhet në deklaratën e policisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: