KUKËS

Një qytetar ka publikuar pamje nga Spitali i Kukësit, të cilat në pamje duken skandaloze.

Qytetari ka publikuar pamjet nga morgu i spitalit, duke u shprehur se nuk kuptohet nëse kemi të bëjmë me një spital, apo me kopsht zoologjik.

“Shikoni çfarë bëhet në Kukës. Presin njerëzit me kufoma, nuk ka këtu asgjë, nuk përgjigjet njeri. Bënë punimet zotëria, shiihni çfarë bëhet.

A është magazinë e kopsht zoologjik, a është spital,  këtu nuk merret gjë vesh. Kemi dy që presim me arkivol këtu përpara dhe nuk pyet njeri. Drejtori mund të jetë në kafe apo Zoti e di. Shihni çfarë bëhet në morg të Kukësit, pamjet flasin vetë”, shprehet qytetari.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb