TIRANE – Një qytetar ka denoncuar policinë në faqen “Jeta osh Qef” në “Facebook”, pasi sipas tij, efektivët e kanë detyruar të ndërronte gomën e furgonit të policisë në orën 23:30 të mbrëmjes. Qytetari ka publikuar edhe një fotografi të momentit kur ndërronte gomën, e cila është bërë nga një shok i tij.

“Isha rrugës për shtëpi edhe me del para shteti më ndalon në 23:30 të natës e thotë zbrit e na ndërro gomën se nuk e ndërrojmë dot ne.. ç’të bëja, hajde mos e ndërro gomën po deshe. Falenderoj dhe shokun që më kishte bo këtë foton”- shkruan qytetari.

Ndërkohë në faqen “Jeta Osh Qef “ shkruhet se policia ka shpallur jozyrtarisht në kërkim personin që bëri foton, dhe ka shoqëruar kamerierin dhe banakierin e lokalit përballë, për të zbuluar autorin e fotografisë.

“Duket si shaka, por policët që përtonin të ndërronin gomën e furgonit mbrëmë, kanë shoqëruar në rajon kamerierin dhe banakierin e lokalit përballë, duke u bërë presion të tregojnë se cili klient i ka fotografuar. E thënë ndryshe, policia ka shpallur jozyrtarisht në kërkim fotografin”- shkruan “Jeta Osh Qef”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: