Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është përballur me një situatë të vështirë, teksa zhvilloi takime me biznesin e vogël sot në Durrës. Basha ka dëgjuar nga tregtarët shqetësimet e tyre, vështirësitë e të cilëve sa vijnë dhe shtohen. Rritja e taksave dhe e çmimeve dhe rënia e fuqisë blerëse e ka bërë thuajse të pamundur punën e tyre. Tregtaret thonë se po luftojnë për bukën e gojës, disa janë detyruar të mbyllin aktivitetin duke mbyllur dhe vende pune.

Një nga të pranishmit aty u shfaq i irrituar me kryeministrin Rama dhe nisi të bëjë thirrje për ‘djegien’ e tij.

“Duhet të çohet i gjithë populli shqiptar dhe ta djegim atë qen, atë kriminel, ai është hajdut. Duhen zhdukur nga politika. Në qoftë se ka burra këtu dhe ka shqiptar që ka zemër shqiptari duhet djegur, edhe në Gjermani s’na la qeni. Erdhi edhe atje i tha Merkeli ktheji i tha shqiptarët se do t’u gjej vendet e punës të sigurta. Ku i ka vendet e punës të sigurta qeni? Ku i ka? Ça të hamë ne? Të hamë njëri-tjetrin?! Kriminelit s’i vjen turp atij, ai s’ka turp, ai s’ka dinjitet, ai s’është shqiptar. Ai të gjitha i ka. Ai është i poshtri i të poshtërve. Ai duhet zhduk nga politika. Në qoftë se ka burra unë i pari flijohem’, bërtet ai i rrituar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb