VLORË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës. Ashtu siç jemi mësuar rëndom të dëgjojmë një qytetareje i kanë vjedhur portofolin në autobusin e linjës urbane. Sipas saj në të kishte mbi 20 mijë lekë të reja. Sapo ka konstatuar vjedhjen, vajza ka telefonuar policinë dhe një patrullë e “Shqiponjave” ka shkuar menjëherë tek urbani.

Ngjarja ka ndodhur pranë poliklinikës së qytetit të Vlorës. Në pamjet e siguruara për BalkanWeb nga operatori Marted Hoxha, duken efektivët “Shqiponja” që kontrollojnë udhëtarët.

Ata kanë kontrolluar disa prej personave të dyshuar për vjedhjen e portofolit por sërish nuk kanë gjetur gjë. Pronarja e portofolit më pas ka shkuar me policët për të bërë denoncim në Komisariat.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb