Akademiku Artan Fuga ka komentuar tryezën e Reformës Zgjedhore mes palëve duke thënë se opozita tashmë meqë ka fituar të drejtën e vetos në Këshillin Politik, t’i japë fund demokracisë surrogato.

Ai po ashtu ka thënë për sistemin zgjedhor se ka uzurpuar demokrainë, dhe deputët i emëron kryetari i partisë duke i bërë qeshrakë apo kope. Dhe kjo sipas tij duhet të ndryshojë pasi qytetarit nuk i mjafton të dijë vetëm kush fiton zgjedhjet.

 

STATUSI I ARTAN FUGËS

Sistem zgjedhor qe na peshtyn cdo dite ne surrat.

Qytetarit nuk i mjafton te dije kush fiton zgjedhjet, por a fiton demokracia. Zgjedhje te mira me modelin e sotem ku deputetet i emeron kryetari i partise dhe elektorati nuk i voton dot dhe nuk di kush e merr voten e tij nuk mund te kete.

Zgjedhje te mira me deputete ushtare, qesharake, kope, as na duhen fare ne qytetareve.

Ky eshte uzurpim i demokracise, eshte shoqeria piramidale qe e peshtyn cdo dite ne surrat qytetarin.

Me kete sistem qe eshte sot une diten e zgjedhjeve nuk kaloj fare nga rruga qe con te qendra e votimit.

Me mire shkoj per gjah derrash!

Opozita meqe paska fituar te drejten e vetos ne keshillin politik e paska ne dore te imponohet qe me ne fund t’i jepet fund kesaj demokracie surrogato.

Perndryshe, kunder bindjes time sot, do te kene te drejte ata qe thone gjithandej, sic thone 90 perqind e shqiptareve, se te gjithe jane njesoj, te gjithe hane ne nje canak, te gjithe nje fecke kemi.

Artan Fuga
Artan Fuga

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb