Në përpjekje për të trajtuar ndryshimet klimatike, në Korenë e Jugut është ndërtuar një qytet lundrues që mund të dstrehojë më shumë se 100,000 banorë. Synimi është që ky qytet të jetë plotësisht i mbështetur në energjinë diellore dhe ujin e ricikluar.

Koreja e Jugut do të jetë mikpritëse e projektit pionier që po zhvillohet nga Oceanix në qytetin e Busanit, shtëpia e 3.4 milionë njerëzve. Një prototip për metropolin lundrues tregon tre platforma lundruese që mbulojnë gjithsej 15.5 hektarë. Rreth 12,000 banorë do të jenë në gjendje të jetojnë në ishuj, të cilët përfundimisht mund të bëhen shtëpia e më shumë se 100,000 banorëve.

Platformat lundruese janë të lidhura me njëra-tjetrën nëpërmjet urave mbi det. Çdo pjesë është projektuar për një përdorim specifik si hapësira e jetesës, strehimi ose objektet kërkimore, raporton The Mirror. Busan është një port kritik në Korenë e Jugut dhe ndodhet në bregun juglindor që kufizohet me Detin e Japonisë.

Qyteti lundrues është krijuar për të ofruar një alternativë të qëndrueshme ndaj qendrës kryesore të transportit të qytetit. Panelet diellore do të përdoren për të gjeneruar energji elektrike dhe i gjithë uji i përdorur do të trajtohet dhe riciklohet, duke e bërë zhvillimin plotësisht të qëndrueshëm. Projekte të tilla mund të jenë një mënyrë për të zbutur efektet e rritjes së nivelit të detit të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

Politikëbërësit nga Kombet e Bashkuara, duke punuar në projekt, morën pjesë në zbulimin e madh të martën. Në raportin e tyre më të fundit mbi projektin, ata theksuan se si rritja e nivelit të detit përbën “një kërcënim ekzistencial” për disa ishuj dhe brigje të vegjël.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb