Gazetari Juli Kasapi, i cili vetëm pak ditë më parë ishte në Turqi, ka rrëfyer emocionet dhe atë që ka përjetuar ndërsa përballej me efektet shkatërruese të tërmetit që u mori jetën dhjetëra mijëra personave.

Ai ka rrëfyer se një nga problemet e mëdha, është jo që qëndron pas shpëtimit të fëmijëve dhe foshnjeve nga tërmeti.

Në Adana, sipas tij, janë qindra fëmijë pa identitet dhe që nuk dihen se kush janë familjarët e tyre, ndërkohë që një pasiguri e madhe mbulon të ardhmen e tyre dhe atë se ç’do të ndodhë me to.

Kasapi ka treguar tmerrin dhe dhimbjen ndërsa nga rrënojat nxirreshin sendet personale të vogëlushëve që më tej duhej të identifikoheshin nga familjarët.
“Më shumë se Aya, foshnje e lindur nën rrënoja, ka një dramë tjetër në spitalet Turke.

Në Adana, në spital kishte qindra fëmijë pa identitet, janë fëmijë të shpëtuar por nuk dihen kush janë familjarët e tyre. Pasoj drama ku do shkojnë këta fëmijë dhe drama si këto nuk ka vetëm në Adana. Një banesë sociale ishte shembur e gjitha dhe të gjithë banorët kishin humbur jetën. Në Gaziantep nuk mund të ecje dot se në lëkundjen më të vogël mund të shembeshin edhe ndërtesat që nuk ishin kolapsuar.
Qytete të tëra të pabanueshme.

Mundohesh ta mbash mendjen e të mos mendosh gjithë kohës si gazetar, nuk e bën dot kur në Gaziantep teksa kërkohej në rrënoja gjendeshin ditarë fëmijësh, kukulla, libra, portofolë dhe ishte e rëndë kur familjarët vinin në këndin e sendeve personale dhe identifikonin fletoren e fëmijës së tyre. Sado mundohesh të jesh objektiv kjo është e pamundur sepse janë jetë njerëzit.

Në raste të tilla nuk mund as të filmosh dhe ndaj them që solidariteti i popullit turk është shumë i madh me njëri-tjetrin dhe kjo vijon ende operacionet.

Ishte e dhimbshme momenti kur pllakoste heshtja nga familjarët që të mundoheshin të dëgjonim një zë nën rrënoja”, ka rrëfyer ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb