Akademia e Shkencave mbajti këtë të premte një konferencë për Qytetërimin e Voskopojës dhe iluminizmin në Ballkan. Qyteza pranë Korçës do ta arrinte lulëzimin e saj në shekullit e 18-të që njihet se shekulli i artë, duke pasur edhe shtypshkronjë më 1700.

Voskopoja del edhe në dokumentet e arkivit të Ali Pashë Tepelenës, ku në njërin prej tyre, thuhet se voskopojarët refuzuan të shkojnë në luftë kundër suljotëve.

Në konferencë u prezantua botimi i akteve studimore për Voskopojën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb