Këshilltari i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podoliak, tha se lufta herët a vonë do të arrijë edhe në qytetet më të mëdha ruse si Moska, Shën Petersburg dhe Yekaterinburg.

Sipas Sky News Podoliak nuk specifikoi se si do ndodhë konkretisht kjo gjë, ndërsa theksoi se “Ukraina nuk po sulmon Rusinë”, por “logjika e luftës” e lejon atë të bëjë një parashikim të tillë.

“Përshkallëzimi i brendshëm i luftës në Rusi është i pashmangshëm. Qytetet që po jetojnë në një realitet tjetër, si Moska, Shën Petersburg, Yekaterinburg, do t’i nënshtrohen goditjeve”, tha ai.

Autoritetet ruse kanë raportuar tashmë disa herë për sulme nga forcat ukrainase në fshatrat e boshatisura në rajonin e Belgorodit. Podoliak tha se sulmi në fshatrat e zbrazëta ruse nuk mund të krahasohen me sulmet në Kiev.

Sakaq, autoritetet ruse kanë filluar përgatitjen e Moskës për t’u mbrojtur kundër sulmeve të mundshme të aeroplanëve ukrainas. Në media dhe kanale telegrame u shfaqën foto dhe video të instalimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore në kryeqytet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: