Rreth 7 mijë shtetas kosovarë hynë gjatë fundjavës që kaloi në Shqipëri pëmes pikës kufitare të Morinit, ku pjesa më e madhe e tyre kishin destinacion qytetet turistike shqiptare.

“Vetëm gjatë mëngjesit të së dielës u regjistruan të paktën 1.000 shtetas shqiptarë të Kosovës, që kanë kaluar kufirin për në Shqipëri. Dogana e Morinit po punon me kapacitet të plotë, me 5 sportele në dispozicion të qytetarëve”, bën të ditur policia kufitare e Kosovës.

Fluksi i lëvizjes së qytetarëve u reflektua edhe në aksin Morinë-Kalimash, ku policia rrugore kishte forcuar masat për të të shmangur problematika gjatë qarkullimit të udhëtarëve./Kosovapress/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb