Një korridor humanitar nga qyteti i rrethuar juglindor i Ukrainës, Mariupol, do të jetë në funksion ditën e sotme. Kështu deklaruan zyrtarë të lartë ukrainas.
“Rruga do të funksionojë për transportin privat. Pesëmbëdhjetë autobusë evakuimi janë nisur tashmë nga Zaporizhzhia për në Mariupol”, tha Iryna Vereshchuk, zëvendëskryeministrja ukrainase dhe ministre e riintegrimit të territoreve të pushtuara përkohësisht, raporton CNN.

Kujtojmë se të dielën shtatë autobusë të shoqëruar nga një delegacion i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq arritën në Manhush, tha Vereshchuk. Delegacioni i KNKK-së po planifikon të vazhdojë lëvizjen nga Manhush në Mariupol së bashku me autobusët.

Nëse kolona e shoqëruar nga ICRC arrin në Mariupol, do të ishte rasti i parë i evakuimit të organizuar me autobusë nga qyteti i bombarduar. Mariupol është qyteti që ka pësuar më shumë dëme nga lufta që Rusia nisi më 24 në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: